Flash

COVID-19 te kafshët, nisin testimet në Korenë e Jugut

Lapsi.al 1 February 2021
COVID-19 te kafshët, nisin testimet në Korenë e Jugut

Kafshët gjithashtu së fundmi po testohen nëse kanë qenë në kontakt me dikë që është i infektuar, dhe gjithashtu në rast se ato shfaqin simptoma. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugur po testojnë macet dhe qentë nëse ato shfaqin simptoma të virusit.

Kafshët do të testohen për Covid-19 në rast se kanë qenë në kontakt me një person të infektuar. Kjo lëvizje ka nisur teksa ekspertët britanik kanë paralajmëruar se edhe kafshët duhet të vaksinohen. Javën e kaluar është raportuar se evoluimi i vazhdueshëm i virusit mund ta bëjë atë të transmetueshëm edhe tek njerëzit nga kafshët.

Ky është një rrezik i dukshëm për shëndetin publik mund të jetë afatgjatë. Ekspertët mendojnë se sapo të përfundoj vaksinimi i njerëzve, kafshët janë të dytat në radhë që duhet të vaksinohen në mënyrë që të eliminohet virusi.

Nëse kafshët rezultojnë pozitiv me koronavirus në testim, edhe pronari i tyre duhet të vetë-izolohet, thotë rregullorja e re në Kore jugore. Ndër të tjera OBSH bën me dije se shumica e sëmundjeve shpërndahen mes njerëzve, por ka mjaftë raste që ato shpërndahen edhe nga kafshët tek njerëzit ose anasjelltas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI