Flash

Rama: Ermal Mamaqi është gjobitur për shkelje të masave anti-covid

Lapsi.al 1 February 2021
Rama: Ermal Mamaqi është gjobitur për shkelje të masave

Kryeministri Edi Rama u justifikua për shkeljen masive të masave anti-covid ditët e fundit. Ai tha se edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi është gjobitur për shfaqjen e tij në një sallë të mbushur me njerëz.

“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin se e kam mik, por nuk mund të japë një shembull të tillë. Ka marrë gjobën që meriton. Ka shkelur rregullat, është e pafalshme. E mora këtë shembull se e kam mik për të mos thënë ndonjë emër tjetër që të merrej si sulm.

Ka pasur edhe raste të politikanëve edhe në radhët tona që nga mosdija, por edhe nga neglizhimi kanë shkelur rregullat. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditorë por nuk janë kthyer në vendet e tjera” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Masat anti-Covid/ Policia gjobit 1270 persona

Policia ka gjobitur 1 mijë e 270 qytetarë gjatë fundjavës për shkelje të masave antiCovid. 1 mijë e 257 qytetarë u kapën pa maskën mbrojtëse në fytyrë dhe ja...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI