Flash

Basha: Ju them arsyen pse Rama më sulmoi sot personalisht

Lapsi.al 2 February 2021
Basha: Ju them arsyen pse Rama më sulmoi sot personalisht

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për akuzat që bëri gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama. Duke komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, ky i fundit tha se plani “është pa shtyllë kurrizore dhe se mishëron kreun e demokratëve”.

Por Basha thotë se Rama vendosi ta sulmojë personalisht vetem sepse prezantoi këtë plan ekonomik para të gjithëve.

“Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë. Dua të jem i qartë: Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh.

Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën. Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t'i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë. Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI