Cila është gjendja në Mianmar?
Një ditë pas grushtit të shtetit, ky vend është në një qetësi të brishtë. Në të gjitha qytetet kryesore patrullojnë trupat ushtarake. Sistemet e komunikimit të cilat ishin ndërprerë të hënën janë kthyer në funksion të martën në mëngjes. Në rrugët e qytetit kryesor, Yangon, njerëzit thanë se e ndienin se beteja e tyre për demokracinë ishte humbur, transmeton BBC. Mianmari, i njohur gjithashtu si Burma, u drejtua nga forcat e armatosura deri në vitin 2011, kur reformat demokratike të drejtuara nga zonja Suu Kyi i dhanë fund sundimin ushtarak. Grushti i shtetit ndodhi pas tensioneve në rritje në mes të qeverisë civile dhe ushtrisë, për shkak të zgjedhjeve kontestuese. Vetë liderja Suu Kyi u ka bërë thirrje mbështetësve që “të mos pranojnë këtë” dhe “të protestojnë kundër puçit”. Në një letër të shkruar teksa është përgatitur për ndalimin e saj, Suu Kyi ka thënë se veprimet e ushtrisë e kanë kthyer shtetin mbrapa nën diktaturë.\REL