Flash

Variantet e reja të COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu

Lapsi.al 2 February 2021
Variantet e reja të COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nuk janë identifikuar deri tani raste të mutacioneve të COVID-19 në vend. Manastirliu u pyet nëse ka dërguar Shqipëria mostra të analizave në laboratorë jashtë vendit, teksa u përgjigj se është një proces që vazhdon.

“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. Iu bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”, deklaroi Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI