Flash

OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë krijuar në laborator

Lapsi.al 3 February 2021
OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë vizituar një laborator në Wuhan të Kinës për të cilin ka pasur pretendime se nga aty ka dalë koronavirusi. Inspektimi i institutit të virologjisë Wuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.

“Ne po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha zoologu dhe anëtari i ekipit Peter Daszak, sipas një video të transmetuesit japonez TBS. Daszak thotë se shkencëtarët po marrin të dhëna të cilat askush nuk i ka parë më parë dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator. Kina e ka mohuar atë mundësi dhe ka folur për teori të pabazuara se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër ose është sjellë në vend me importet e prodhimeve të detit të ngrirë.

Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën, e ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe mund t’u transmetohej njerëzve përmes një gjitari tjetër. Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë./ REL

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI