Flash

Punonjësit mjekësor në Mianmar ndalojnë punën për t'iu bashkuar fushatës së mosbindjes civile

Lapsi.al 3 February 2021
Punonjësit mjekësor në Mianmar ndalojnë punën për

Stafi në dhjetëra spitale në të gjithë Mianmar ndaloi punën të mërkurën për t’ju bashkuar fushatës së mosbindjes civile. Ata kundërshtojnë regjimin ushtarak të vendosur pas grushtit të shtetit, që dëboi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Punonjësit në 70 spitale dhe departamente mjekësore në Naypyidaw, Yangon dhe qytete të tjera thanë se nuk do të punonin nën regjimin ushtarak, duke akuzuar gjeneralët për vendosjen e përparësive të tyre mbi ato të njerëzve të zakonshëm gjatë pandemisë.

“Ne nuk pranojmë t’i bindemi urdhrit nga regjimi i paligjshëm ushtarak i cili demonstroi se ata nuk kishin asnjë lidhje me pacientët tanë të varfër,” thanë organizatorët.

Një faqe në Facebook që koordinon fushatën grumbulloi gati 150,000 ndjekës brenda 24 orësh. “Ata nuk do ta ndalojnë këtë lëvizje derisa qeveria e zgjedhur të rikthehet,” tha Kyaw, një kirurg në spitalin e përgjithshëm West Yangon i cili ka hyrë në grevë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI