Flash

Britania fillon të eksperimentojë përzierjen e vaksinave të ndryshme

Lapsi.al 4 February 2021
Britania fillon të eksperimentojë përzierjen e vaksinave të

Nj ë eksperiment në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur për të parë nëse dhënia njerëzve të vaksinave të ndryshme të COVID në dozën e parë dhe të dytë funksionon po aq sa dhe ajo që po ndodh aktualisht: përdorimi i të njëjtës vaksinë me dy doza, njofton BBC.

Ideja është të sigurohet më shumë fleksibilitet me përdorimin e vaksinave dhe të ndihmohet në rastet e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve.

LEXO EDHE:

SHBA zgjat me 5 vjet traktatin mbi armët bërthamore me Rusinë

Dhe shkencëtarët thonë se është e mundur që qasja e re mund të sigurojë edhe mbrojtje më të mirë sesa dhënia e të njëjtës vaksinë.

Për ata që nuk marrin pjesë në eksperiment, regjimi aktual mbetet i pandryshuar.

Aktualisht, udhëzimet zyrtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) thonë se kushdo që tashmë ka marrë një dozë nga vaksina e Pfizer/BioNTech ose Oxford/AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në Britani, duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat.

Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme - nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.

Shkencëtarët kanë arsye të mira për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme - disa programe të imunizimit për Ebolan përfshijnë përzierjen e vaksinave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen, për shembull.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI