Flash

Burgosja e Aleksei Navalny/ Kreu i diplomacisë europiane shkon në Moskë

Lapsi.al 4 February 2021
Burgosja e Aleksei Navalny/ Kreu i diplomacisë europiane shkon në

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell nis një vizitë tre ditore në Moskë në mesin e kritikave që po rrethojnë burgosjen e politikanit opozitar, Aleksei Navalny dhe shtypjes me dhunë protestave antiqeveritare.  Borrell këmbëngul se do ti dërgojë “mesazhe të qarta” Kremlinit gjatë vizitës së tij. Kjo është vizita e parë e një të dërguari të BE-së në Rusi, prej vitit 2017. “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të angazhoheni”, deklaroi Borell. Moska i ka injoruar thirrjet për të liruar Aleksej Navalnyn, i cili në 2 shkurt u dënua me gati tre vjet heqje lirie, pasi lëvizja e tij në Gjermani u konsiderua shkelje e kushteve të një dënimi të mëparshëm.

Navalny mori trajtim mjekësor në Berlin pasi rrezikoi jetën pas helmimit me agjentin nervor Novichok. Kreu opozitar rus është I bindur se ka qenë vetë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin ai që ka urdhëruar helmimin e tij. Sipas ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, Perëndimi e ka tepruar me reagimet e veta ndaj vendimit për Navalnyn. “Histeria që po dëgjojmë rreth procedurave gjyqësore për këtë rast, është vërtet e tepërt”, citohet të ketë thënë ai.

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë janë ashpërsuar ndjeshëm që prej ankesimit të Krimesë në 2014-tën dhe mbështetjes së vazhdueshme ruse për separatistët në lindje të Ukrainës./Rel

Të këshilluara

Biden korrigjon politikën e migrimit

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndrysh...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI