Flash

Gjysma e viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën, të përqendruara vetëm në 5 vende

Lapsi.al 4 February 2021
Gjysma e viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën,

Pothuajse gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në nivel botëror, përkatësisht mbi 2.1 milionë viktima, janë përqendruar në vetëm pesë vende. Kjo është ajo që raportohet nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Sot, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar pragun e 450 mijë vdekjeve, me një rritje prej mbi 50 mijë viktima në vetëm dy javë.

Dhe me këtë numër, numri i përgjithshëm i viktimave në pesë vendet e para për numrin më të lartë të vdekjeve rritet në 1 103 734, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në botë që nga fillimi i pandemisë, që është 2 268 691. Përveç SHBA-së, e cila ka 450 681 vdekje, katër vendet e tjera janë Brazili (227 563), Meksika (161 240), India (154 703) dhe Mbretëria e Bashkuar (109 547).

Të këshilluara

Biden korrigjon politikën e migrimit

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndrysh...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI