Flash

Paralajmërimi i Bratajt/ “Mund të mbyllemi nga ora 18.00 deri në 06.00 të mëngjesit”

Lapsi.al 4 February 2021
Paralajmërimi i Bratajt/ “Mund të mbyllemi nga ora 18.00 deri

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar një shtrëngim të masave. I ftuar në “Report Tv”, Brataj tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit. Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit me Covid-19.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. "Lock Down" është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 1052 persona të prekur me Covid-19 dhe 14 persona humbën jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI