Flash

"Fajin e ka Saliu"/ Berisha vjen me një përgjigje ironike ndaj sulmeve të Fatos Nanos (VIDEO)

Lapsi.al 5 February 2021
"Fajin e ka Saliu"/ Berisha vjen me një përgjigje ironike

Sali Berisha zgjodhi ti përgjigjej me ironi Fatos Nanos, pas akuzave dhe sulmeve që ky i fundit i bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin "Opinion".

Berisha ka nxjerrë videon ku vetë Fatos Nano sulmonte Edi Ramën teksa ky i fundit kërkonte të merrte drejtimin e PS. Sipër videos, Berisha shkruan me ironi "Miq, fajin e ka Saliu". 

"Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”- thoshte Nano dikur.

Ditën e djeshme Fatos Nano deklaroi se Berisha ishte lider konfliktual, kafshë politike apo dhe një akuzë të rëndë duke e akuzuar se "Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Madje Nano theksoi edhe se nuk është penduar që futi në politikë dhe i dhe krahë Edi Ramës.

Të këshilluara

Arrestohet në Durrës i riu me 13 doza kokaine

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në njoftimin e polic...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI