Flash

Gjyqi i Senatit/ Donald Trump refuzon kërkesën për të dëshmuar

Lapsi.al 5 February 2021
Gjyqi i Senatit/ Donald Trump refuzon kërkesën për të

Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump hodhën poshtë të enjten një kërkesë të demokratëve për të dëshmuar në gjyqin e Senatit ndaj tij mbi akuzat për nxitje të rebelimit lidhur me sulmin e ndaj Kapitolit më 6 janar. Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve akuzojnë zotin Trump se nxiti rebelimin kur u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” kundër humbjes së tij në zgjedhje para se të sulmonin Kapitolin.

Pesë persona vdiqën, përfshirë një oficer policie të Kapitolit.

“Presidenti nuk do të dëshmojë në një proces antikushtetues”, tha këshilltari i zotit Trump Jason Miller për agjencinë Reuters. Në një letër të hapur, avokatët e zotit Trump, Bruce Castor dhe David Schoen, e quajtën kërkesën një “lojë të marrëdhënieve me publikun”./VOA

Të këshilluara

Biden korrigjon politikën e migrimit

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndrysh...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI