Flash

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19

Lapsi.al 5 February 2021
Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur dhe 284 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 224 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Arrestohet në Durrës i riu me 13 doza kokaine

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në njoftimin e polic...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI