Flash

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali për trafik droge

Lapsi.al 5 February 2021
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Tiranë i dënuari

Policia e Shtetit ka arrestuar Albert Bulcarin, alias Mirash Hani, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Sipas policisë ky person është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit në Torino e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Detaje nga policia: 

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga 1 shtetas i dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, në rrugën “Myslym Shyri”, ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Albert Bulcari alias Mirash Hani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit Torino/Itali e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Arrestohet në Durrës i riu me 13 doza kokaine

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në njoftimin e polic...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI