Flash

Studimi/ Në 99% të njerëzve zbulohen antitrupa tre javë pas marrjes së vaksinës anti-COVID

Lapsi.al 5 February 2021
Studimi/ Në 99% të njerëzve zbulohen antitrupa tre javë pas

Tre javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës anti-Covid, një përgjigje e antitrupave është e pranishme në 99 për qind të të vaksinuarve. Ndërsa brenda 7 ditësh nga marrja e dozës së dytë, 100 për qind e të vaksinuarve zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit të ri.

Të dhënat e para inkurajuese për efikasitetin e vaksinës kundër Covod-19, vijnë nga Spitali Pediatrik “Bambino Gesù” në Romë, Itali, që shpërndau dozën e parë të vaksinës për 3.000 punonjësit e tij, të cilët kurrë nuk kanë rënë në kontakt me SARS-CoV-2. Monitorimi i përgjigjes ndaj vaksinës tregon se vaksinat e para mARN,stimulojnë prodhimin e antitrupave tek të gjithë njerëzit e vaksinuar dhe ofrojnë një mbrojtje shumë efektive.

Rritje e ndjeshme e mbrojtjes imunitare

Në 21 ditë nga doza e parë, 99 për qind e të vaksinuarve treguan një sasi antitrupash specifikë, që ishte 50 herë më e lartë se sa pragu i negativitetit. Pra, normës që do të vihej re pa qenë në kontakt me koronavirusin e ri.

Ndërkohë, analizat mbi 1.425 punonjës që kishin marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në kohën e studimit, konfirmuan se pas 7 ditësh nga vaksinimi i plotë, rezulton se 100 për qind e të vaksinuarve kishin zhvilluar antitrupa specifikë, në sasi 1000 herë më të larta se pragu i negativitetit.

Përgjigja e organizmit

Gjatë studimit u pa që mbrojtja imunitare u rrit gradualisht që pas 7 ditësh nga marrja e dozës së parë, ku 80 për qind e vaksinuarve, treguan një rritje të qelizave B të kujtesës (depot e “përvojës antigjenike”, pra ato që e ruajnë prodhimin e antitrupave me kalimin e kohës). Për më tepër, që pas javës së parë pas vaksinimit, 64 për qind e të vaksinuarve treguan një rritje të ndjeshme të qelizave T të kujtesës, të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e përgjigjes imune kundër virusit.

Efektivitet i lartë

Pasojat e gjithë asaj që shihet tek të infektuarit, mungon plotësisht tek të vaksinuarit duke filluar nga dita e 14-të nga marrja e dozës së parë, domethënë pas rritjes së qelizave imune të përshkruara më lart. Të vetmit 7 të infektuar që u vunë re midis të vaksinuarve ndodhën para ditës së 14-të, kur vaksina nuk kishte pasur ende kohë për të vepruar, dhe në çdo rast ato ishin raste me simptoma të lehta që nuk kërkuan shtrim në spital. / Focus – Bota.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI