Flash

FOTO/ Vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Lapsi.al 7 February 2021
FOTO/ Vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Një 47-vjeçare shqiptare u vra me thikë në mes të ditës këtë të diel në një nga rrugët e Milanos. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Luljeta Heshtën që punonte si prostitutë dhe që kishte disa precedentë të vegjël me policinë.

Ajo është qëlluar të paktën 5 herë me thikë nga një person duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët thanë se e panë autorin që po e ndiqte me vrap viktimën në rrugën mes San Giuliano dhe Melegnano.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por gjeti vetëm gruan e pajetë ndërsa autori kishte mundur të largohej. Gruaja kishte 2 plagë në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Sipas dëshmitarëve autori ishte veshur me të zeza dhe nuk ka marrë asgjë nga ato që viktima kishte m e vete. Edhe arma e krimit nuk është gjetur. ©LAPSI.al

Image result for luljeta heshta

Image result for luljeta heshta

Image result for Omicidio a San Giuliano

Image result for Omicidio a San Giuliano

 

 

Të këshilluara

Speci djegës ul dëshirën për seks

Disa i mbajnë larg, ndërsa të tjerët nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Edhe pse konsumimi i tyre të “përvëlon” gojën dhe të shka...

21:54

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI