Flash

Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Lapsi.al 7 February 2021
Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Irani po vë kushte për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me fuqitë perëndimore. Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet, nëse duan që Irani të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Njoftimi është bërë nga televizioni shtetëror iranian.

“Pasi të shohim se sanksionet janë hequr, atëherë ne do t’i kthehemi zotimeve tona“, ka thënë Khamenei. Më herët ministri i Jashtëm i Iranit i kërkoi Uashingtonit të veprojë shpejt për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ai ka thënë se “koha po kalon për amerikanët”, duke e ndërlidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor në Iran. Parlamenti Iranian miratoi një legjislacion në dhjetor i cili e detyron qeverinë të fuqizojë programin bërthamor, nëse SHBA-ja nuk i lehtëson sanksionet deri më 21 shkurt.

“Ne nuk kemi nevojë të kthehemi në tryezën e negociatave. Amerika është ajo që duhet të gjejë rrugën për të ardhur në tryezë“, ka thënë kryediplomati iranian. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe filloi rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit të zhvillojë armë bërthamore. Si përgjigje, Teherani gradualisht ka shkelur pjesë të paktit. Muajin e kaluar, Teherani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një nivel që kishte arritur para marrëveshjes.

Administrata e presidentit, Joe Biden, po shqyrton mënyrat për t’u kthyer në marrëveshje. Biden ka thënë se nëse Teherani kthehet në përputhje të plotë me paktin, Uashingtoni do ta pasonte, por Teherani ka thënë se së pari Uashingtoni duhet të lehtësojë sanksionet./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI