Flash

Zbulohen detaje nga takimi i Bashës me drejtuesit e qarqeve

Lapsi.al 7 February 2021
Zbulohen detaje nga takimi i Bashës me drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e së dielës një takim me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu. Pjesë e mbledhjes ishin edhe anëtarët e sekretariatit të PD-së. Mësohet se takimi është fokusuar në çështje që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Burime të lapsi.al thanë se në takim Basha ka kërkuar angazhim maksimal të drejtuesve në takime me njerëzit dhe për të kthyer në vota pakënaqësinë që shqiptarët kanë ndaj qeverisë së Ramës. Basha ka kërkuar që të sqarohet sa më mirë te qytetarët edhe programi ekonomik i PD-së.

Në përfundim të mbledhjes Basha publikoi një foton me drejtuesit e qarqeve ku shkruan: “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! ??✌️”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI