Flash

Arrestohen 4 pjesëtarë të stafit të spitalit "Shefqet Ndroqi"

Lapsi.al 8 February 2021
Arrestohen 4 pjesëtarë të stafit të spitalit "Shefqet

Janë kryer ditën e sotme të tjera arrestime në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

Policia e Tiranës ka zbarkuar këtë të hënë te Covid-2 dhe ka arrestuar katër pjesëtarë të stafit mjekësor të këtij spitali.

Në pranga kanë rënë tre infermiere të spitalit dhe një sanitare.

Ndërkohë, 58-vjeçarja Tire Alldervishi u arrestua pak javë më parë, pas denoncimit në një emision investigativ, ku rezultonte se ajo iu kishte zhvatur 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje me koronavirus, por që kësaj të fundit nuk i kishte bërë asnjë shërbim, duke mos i dhënë as bukë, derisa ajo kishte humbur betejën me virusin e rëndë.

 

 

Të këshilluara

Speci djegës ul dëshirën për seks

Disa i mbajnë larg, ndërsa të tjerët nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Edhe pse konsumimi i tyre të “përvëlon” gojën dhe të shka...

21:54

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI