Flash

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 6600 raste aktive, mbi 60 mijë të infektuar dhe 1500 viktima

Lapsi.al 8 February 2021
Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 6600 raste aktive, mbi 60 mijë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.

Ndryshe, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë situata me pandeminë është menaxhuar në mënyrë efikase dhe mund të konsiderohet e qetë, ani pse ka kërkuar që të vazhdohet me disiplinë.

Zemaj theksoi se janë vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat për menaxhimin e variantit të ri të COVID-19.

Duke folur për gjobat tha se jo vetëm për qytetarë, por ka pasur gjoba edhe për partitë politike.

Të këshilluara

Speci djegës ul dëshirën për seks

Disa i mbajnë larg, ndërsa të tjerët nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Edhe pse konsumimi i tyre të “përvëlon” gojën dhe të shka...

21:54

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI