Flash

Dëbimi i diplomatëve, 3 shtete europiane i kundërpërgjigjen Rusisë

Lapsi.al 8 February 2021
Dëbimi i diplomatëve, 3 shtete europiane i kundërpërgjigjen

Gjermania, Suedia dhe Polonia kanë njoftuar se do të dëbojnë secila nga një diplomat rus, si kundërpërgjigje ndaj Moskës, e cila javën e kaluar veproi njëjtë me diplomatët nga të trija vendet anëtare të BE-së. Moska i dëboi diplomatët evropianë për pretendimet se kanë marrë pjesë në protesta të mbështetësve të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Gjermania ka thënë se personeli i Ambasadës së Gjermanisë në Moskë kishte vepruar bazuar në të drejtat që i siguron Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe se veprimi i Moskës ndaj diplomatëve evropianë nuk ishte i “arsyetuar në asnjë mënyrë”.

Të hënën, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se një diplomat i Ambasadës së Rusisë në Berlin është shpallur person i padëshiruar (non grata). Qeveritë suedeze dhe polake bënë njoftime të ngjashme.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, shkroi në Twitter se “ambasadori rus është njoftuar se një diplomati i është kërkuar ta lëshojë Suedinë”.

“Kjo është një përgjigje ndaj vendimit të papranueshëm për dëbimin e një diplomati suedez i cili po kryente detyrat e tij”, tha ajo.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Polonisë tha se kishte dëbuar një punonjës të konsullatës ruse në qytetin perëndimor të Poznanit.

“Ministria e Jashtme mori vendimin në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në koordinim me Gjermaninë dhe Suedinë”, u tha në njoftimin e Polonisë.

Më 5 shkurt Rusia njoftoi për dëbimin e diplomatëve evropianë, derisa shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po zhvillonte një vizitë në Moskë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e quajti BE-në një “partner të pasigurt”.

Më 2 shkurt, Aleksei Navalny u shpall fajtor për shkeljen e një dënimi të tij me kusht. Ai e ka quajtur vendimin si të motivuar politikisht. Navalny 44-vjeçar u arrestua më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania në Rusi.

Në Berlin ai u trajtua për helmim me agjent nervor. Ai e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin ndërsa Kremlini e ka mohuar.

Më shumë se 1.400 njerëz u arrestuan nga policia në Moskë, Shën Petersburg dhe qytete të tjera ruse pas vendimit të gjykatës më 2 shkurt. Protesta pro-Navalnyt janë mbajtur në shumë qytete ruse më 23 dhe 31 janar.

Këto janë vlerësuar si protestat më të mëdha anti-qeveritare ndër vite në Rusi. Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë. /Rel/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI