Flash

Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

Lapsi.al 8 February 2021
Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen për 200 mijë

Maqedonia e Veriut nënshkroi sot kontratën për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër koronavirusit nga prodhuesi Sinofarm.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por nuk u dha ndonjë datë e saktë për mbërritjen e vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thotë se  vaksinat mund të arrijnë gjatë muajit shkurt.

Detajet më specifike të marrëveshjes mbeten konfidenciale, sepse, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një gjë e tillë është në përputhje me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave, përfshirë Sinofarm.

“Vaksinimi për COVID-19 sëmundjen që e shkakton koronavirusi do të luajë një rol kryesor në zvogëlimin e efekteve të dëmshme në shëndetin e popullatës dhe shoqërisë në përgjithësi, duke forcuar imunitetin kolektiv gjatë pandemisë. Imunizimi është një armë e fuqishme në luftën kundër koronavirusit, por, përkundër kësaj, masat shëndetësore për mbrojtjen personale duhet të vazhdojnë të respektohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup.

Personat që kanë kaluar sëmundjen COVID-19, nëse dëshirojnë të vaksinohen, do të mund ta bëjnë këtë vetëm në konsultim me mjekun specialist, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Sistemit Kombëtar të Imunizimit kundër COVID-19, në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, të angazhuar me pacientë me këtë sëmundje, si dhe personat mbi 70 vjeç.

Në fazën e dytë do të vaksinohen punëtorët me rrezik më të ulët, punonjësit në institucione vitale, personat mbi 65 vjeç dhe më të rinjtë nëse kanë sëmundje shoqëruese, ndërsa në fazën e tretë të gjithë ata që duan do të vaksinohen.

Maqedonia e Veriut, deri të hënën, ka diagnostikuar 94,798 persona me COVID-19, prej të cilëve 83,999 janë shëruar, 2,924 kanë humbur jetën, ndërsa 7,875 janë ende raste aktive./Rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI