Flash

FMN e ka nxjerr zbuluar me rindërtimin, Rama: Shkollat, kopshtet, çerdhet e rindërtuara deri tani janë bërë vetëm me buxhetin e shtetit

Lapsi.al 9 February 2021
FMN e ka nxjerr zbuluar me rindërtimin, Rama: Shkollat, kopshtet,

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej në Durrës këtë të martë ku zhvilloi një takim me qytetarët, lidhur dhe me situatën e rindërtimit. Kryeministri u është përgjigjur të gjithë akuzave të opozitës se po shpërdorohen lekët të mbledhura nga konferenca e donatorëve, të organizuar nga Bashkimi Europian në Bruksel, ku pjesëmarrësit ishin nga e gjithë bota. Gjithsej 100 shtete që u bënë bashkë për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti.

Rama thotë se këto ndihma të dhëna nga këto vende nuk i janë dhënë qeverisë shqiptare por menaxhohen nga vetë këto vende.

“Sigurisht që bota na ndihmoi shumë. BE bëri një gjest për ne që është shumë i rrallë. Kemi pasur konferencën më të suksesshëm të donatorëve krahasuar me raste të ngjashme. Besoj se edhe për këtë një meritë e kemi, por të gjitha çfarë keni parë deri tani, shtëpi, shkolla, kopshte, çerdhe, nuk janë ndërtuar me lekët e botës, por me lekët e buxhetit të shtetit shqiptar. Programet e konferencës së donatorëve janë programe të tjera. BE që dha kontributin më të madh me 100 milionë euro do të ndërtojë pjesën tjetër të shkollave dhe do të ndërhyjë në trashëgiminë kulturore. Donatorë individualë kanë dhënë fonde për shkolla, përgjithësisht për shkolla. Të gjitha këto ata i bëjnë vet. Bota nuk ia jep lekët qeverisë shqiptare, lekët e veta i menaxhon vet. Shkollat që po ndërtohen në Durrës nga BE menaxhohet i gjithë projekti nga BE. Një fond i rëndësishëm është ai i Francës, që do të vijë në Durrës, për të gjithë projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësin”, tha Kryeministri.

Të këshilluara

Niko Peleshi infektohet me Covid 19

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale. Peleshi shkruan s...

16:43

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI