Flash

Rama "hap thesin" në Durrës, premton miliarda dollarë investime, hekurudha dhe aeroporte

Lapsi.al 9 February 2021
Rama "hap thesin" në Durrës, premton miliarda dollarë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Durrës, kryeministri ka lëshuar një sërë premtimesh për shndërrimin e këtij qyteti në kryeqendër të turizmit përmes investimeve që do të ndikojnë të gjithë Shqipërinë. Ndërsa foli për investitorë të fuqishëm, që do të investojnë më shumë se dy miliardë dollar dhe që do të sjellin me vete klientelë të fuqishme që nuk bëjnë plazh me “bukë me shalqi”, por do të shpenzojnë shuma marramendëse që do të përmirësojnë më pas spitalet, do të rrisin pensionet etj etj.

Mes të tjerave, kryeministri tha se standartet e cilësisë së turizmit në Durrës, do të jenë ato të Dubait, ndërsa premtoi ta kthejë Durrësin në një destinacionet më të mira, të krahasueshme me destinacionet turistike më të bukura në Mesdhe.

Rama i ftoi dëgjuesit të ëndërrojnë dhe të llogarisin se çfarë do të ndodhë kur 2 miliardë dollarë të shumëzohen me 12 për shkak të aeroporteve që do të ndërtohen në Durrës, i cili do të lidhet edhe me hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ndryshe nga mega-projektet futuristike që premtoi Rama për Durrësin, pyetjet e qytetarëve ishin me këmbë në tokë. Për të kuptuar diferencën mes situatës aktuale në Durrës dhe “fluturimeve” të Ramës, vlen të përmendet pyetja e një prej dëgjuesve që e pyeti nëse pallati që iu shemb pas tërmetit, a do t’i ndërtohet prap apo jo? Video më poshtë..

Të këshilluara

Niko Peleshi infektohet me Covid 19

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale. Peleshi shkruan s...

16:43

Arrestohen dy policë në Tropojë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dy punonjës policie në Tropojë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Të arrestuar...

16:37

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI