Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Basha: Nuk ka shkelje me emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut

Lapsi.al 10 February 2021
Basha: Nuk ka shkelje me emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka shkelje në emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar të kësaj partie në qarqe. Pas këtyre emërimeve ishin të shumta reagimet për shkak se Marku kishte qenë pjesë e komisionit që filtroi kandidatët për deputetë dhe Shehu u skualifikua nga anëtarësia në zgjedhjet e brendshme. Por Basha thotë se nuk ka shkelje.

“Asnjë rregull i statutit nuk është shkelur. Komisioni ka mbaruar punë dhe zoti Mark Marku është një propozim i ardhur pothuajse nga të gjithë strukturat e qarkut të Lezhës e jo vetëm. Është njeri me kontribute të jashtëzakonshme, intelektuale akademike dhe tashmë një figurë e mirëpritur në mënyrë unanime jo vetëm nga demokratët e Lezhës por nga të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës.

Ndërsa në rastin e zotit Tritan Shehu, po kështu drejtimi politik i qarkut i është besuar një pedagogu, një akademiku, një mjeku, i cila ka qenë dhe mbetet simbol i kontaktit me njerëzit dhe i shërbimit ndaj njerëzve, padiskutim që vendimet finale për listën e deputetëve i takojnë kryesisë dhe këshillit kombëtar të Partisë Demokratike“, - u shpreh Basha në një intervistë për Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI