Flash

Erdogan i "tregon dhëmbët" kryeministrit grek: Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu

Lapsi.al 10 February 2021
Erdogan i "tregon dhëmbët" kryeministrit grek: Mos më

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më tej viktima të mos zgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysëm shekulli”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, tha: “Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu. Nëse nuk i din do të thotë se ti e godite tryezën, t’i u largove. T’i u beson disa maleve, por ato male janë mbuluar me borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi. Ndërsa ne i kryejmë vetë punët tona, ndaj do ta njohësh mirë Turqinë”.

“Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Në çfarë besoni? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj. Pavarësisht se nga vjen, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme”, tha më tej presidenti turk.

Sipas presidentit Erdoğan, tashmë në Qipro nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, “pavarësisht nëse e pranoni apo jo”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI