Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Meta flet për herë të parë nëse po tkurret LSI: Mos u besoni “Fake News”

Lapsi.al 10 February 2021
Meta flet për herë të parë nëse po tkurret LSI: Mos u

Presidenti i Republikës Ilir Meta është përpjekur që gjatë kësaj kohe ta prezantojë veten larg fushatës elektorale edhe pse mesazhet e tij kanë qenë të hapura kundër mazhorancës së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një interviste të dhënë për RTV Korça, Meta u pyet edhe për LSI-në dhe për perceptimin se partia që ai krijoi po tkurret. Në këtë pikë, Meta i lejon vetes të flasë për herë të parë edhe për partinë që tashmë drejtohet nga Monika Kryemadhi.

“Kjo është një çështje që u takon për t’ju përgjigjur drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kemi 15 vjet që dëgjojmë tkurrje që nga 2014 kur është krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim e deri tani dhe gjithmonë kemi parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme.

Për mua e rëndësishme është fushata të bazohet në alternativa dhe të mos bazohet në “Fake News”, duke keqpërdorur mediat, apo kontrollin mbi media të caktuara dhe duke u përpjekur thjesht për të shpifur apo për të denigruar për rivalët” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI