Flash

Nga sot nis mbyllja/ Cilat do të jenë oraret e shtetrrethimit (shifrat e pandemisë)

Lapsi.al 10 February 2021
Nga sot nis mbyllja/ Cilat do të jenë oraret e shtetrrethimit (shifrat

Rritja e numrit të infektimeve pavarësisht nga testimet e pakta, shumëfishimi i shifrave zyrtarëe të të vdekurve nga pandemia si dhe ezaurimi me shpejtësi i spitaleve po e çojne vendin drejt forcimit të masave kufizuese. Një mbyllje më strikte së paku për një javë kërkoi edhe akademia e shkencave me gojen e kryetarit të saj Skënder Gjinushi.

Edhe kryeministri në konderencën për shtyp të së martës i njoftoi këto masa kufizuese por shtoi se për to do të vendoste këtë të mërkurë Komiteti i Ekspertëve.

Hipokrizia e Ramës ishte e dukshme sepse që të martën në mbrëmje u pa se askush nuk do të priste vendimin e specialistëve. Top Channel njoftoi nga burime të tijat se forca policie kishin mënyrë baret dhe klubet në mbrëmje për ti njioftuar se Komiteti Ekspertëve do të vendoste që që nga e mërkura nuk do të kishte shërbim në mjediset e mbyllura.   

Në disa media u fol se Komiteti do të propozojë që shtetrrethimi të fillojë që në orën 20.00 deri në orën 06.00. Të njëjtat burime thanë se do të ketë kufizime edhe për baret dhe restorantet për shërbimin në ambientet e brendshme.

Ky shtim i masave kufizuese lidhet ekskluzivisht me shifrat.

E marta që sapo lamë pas shënoi edhe një tjetër ditë me infektime të larta nga pandemia. Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë (pa llogaritur këtu ata që vdesin në shtëpi , dhe ata që ndahen nga jeta pasi janë rikthyer negativë në testin e Covid) ndërruan jetë në ditën e djeshme.

Ky muaj ku kemi hyrë ka qenë më i dhimbshmi që prej fillimit të pandemisë. 

Në 9 ditët e para të shkurtit 2021 kanë rezultuar të infektuar nga COVID-19 mbi 9400 (shifra “zyrtare” me shumë gjasa shumë është më e ulët sesa shifra reale), duke e vendosur Shqipërinë në vendin e parë në Europë përsa i përket infektimeve për frymë.

Kjo shifër që asnjëherë nuk ka rënë në mbi 1000 qytetarë të infektuar në ditë ka çuar edhe në numrin rekord të 108 të vdekurve vetëm në ditët e para të shkurtit.

Kjo rritje po e detyron qeverinë të nisë nga sot masa të forta shtrënguese, të cilat do të duhej të kishin qenë më drastike nëse qeveria Rama nuk do të ishte në prag të fushatës elektorale dhe të mos i trembej ndonjë efekti Boomerang në ekonomi.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

"Kosovarët duket se presin shumë nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke pretenduar se Kurti meriton një shans të dytë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të ...

11:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI