Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Parashikimi i frikshëm i Berishës: Deri në fund të vitit do kemi 10-12 mijë vdekje nga Covid

Lapsi.al 10 February 2021
Parashikimi i frikshëm i Berishës: Deri në fund të vitit do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar strategjinë e qeverisë “Rama” për pandeminë duke theksuar se në Shqipëri vala e vdekjeve nga Covid ka një revansh të papërmbajtur. Berisha tha se sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, 1503 shqiptarë kanë humbur jetën nga lufta me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë. Sipas përllogaritjes së bën Berisha, Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit me të paktën 10-12 mijë vdekje.

“Në 6 muaj në Shqipëri vdiqën 6049 qytetarë më shumë se mesatarja e 5 viteve të tjera të marra së bashku. Çfarë kemi të bëjmë? Këtu janë dy gjëra.

E para, vdekshmëria për ata që bëjnë diagnoza të sakta, për SHBA, Belgjikë, etj, vdekshmëria e tepërt nuk ka një diferencë shumë të madhe me vdekshmërinë nga COVID, 10%-15%, por jo një diferencë 500%.

Çfarë ka tjetër fatalitet këtu? Vetëm këto tre ditët e fundit ka pasur 10 vdekje më shumë në Shqipëri se 5 muajt e parë të pandemisë, pra deri në datën 31 maj.

Tani ka një revansh. Për tre ditët e fundit ka 43 vdekje. Deri në 31 maj ke pasur 33 vdekje, nga pardje deri sot ka fiks 43 vdekje nga COVID. Me këtë revansh të papërmbajtur të valës së vdekjeve, Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit, jo me 6 mijë, por të paktën 10-12 mijë vdekje” - tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI