Flash

Turqia synon mision në hënë brenda dy vitesh

Lapsi.al 10 February 2021
Turqia synon mision në hënë brenda dy vitesh

Turqia synon të ketë një mision të sajin në Hënë brenda dy vjetësh.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se: “Ulja e parë në Hënë do të bëhet me raketën tonë kombëtare dhe autentike hibride, që do të lëshohet në orbitë në fund të vitit 2023, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

“Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, u tha presidenti turk. Sjellim në vëmendje që muajin e kaluar, Erdogan pati edhe një komunikim me shefin e kompanisë “Tesla”, Elon Musk.

Ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank, ka deklaraur se Agjencia Hapësinore e Turqisë përgatiti një program që do ta ngrejë vendin mbi aftësitë e tij aktuale.

“Marrëveshjet tona me Pakistanin dhe Azerbajxhanin janë gati, gjegjësisht në fazën e nënshkrimit”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI