Flash

Grabitja me armë në Roskovec, arrestohet vlonjati

Lapsi.al 11 February 2021
Grabitja me armë në Roskovec, arrestohet vlonjati

Një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentativë mbrëmjen e kaluar në Roskovec është arrestuar nga policia. Ai është 26 vjeç, banues në Vlorë dhe rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Policia njofton se ishte së bashku me 3 persona të tjerë mbrëmjen e kaluar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç, dhe për pasojë ngeli i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Policia thotë se arrestimi erdhi pas rrethimit në një perimetër të gjerë të zonës dhe kontrollit përgjatë natës dhe paradites së sotme.

“26-vjeçari lëvizte me një automjet tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, 5 fishekë arme gjahu, veshjet të dyshuara të përdorura në kohën e ngjarjes”, - njofton policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI