Flash

Korrupsioni/ SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut Edvin Prifti

Lapsi.al 11 February 2021
Korrupsioni/ SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë

Mjekut të QSUT, Edvin Prifti, i sekuestrohen nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash. News 24 raporton se shumat e mëdha të parave i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT, mjekut njëherësh Shefit të Kardio-Kirurgjisë, Edvin Prifti. Kështu, 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

SPAK e ka zbuluar rastësisht mjekun e njohur, pasi kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e arrestuar sot bashkë me 10 persona të tjerë në atë gjykatë, bashkë me gjykatësen Enkeleida Hoxha, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Nga kjo bisedë e përgjuar rastësisht mjeku ka rnëë në grackën e SPAK.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ News 24

Të këshilluara

Covid i merr jetën gazetares Zenepe Luka

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid, gazetarja Zenepe Luka. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet COVID në Tiranë. Disa muaj më parë bas...

19:28

Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Elbasanit. Në aksidentin e ndodhur afër shkollës “Sule Harri” dy persona janë plagosur e janë dërguar në s...

18:42

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI