Flash

Presidenti i Kinës-Bidenit: Mos ndërhy në çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë

Lapsi.al 11 February 2021
Presidenti i Kinës-Bidenit: Mos ndërhy në çështjet e

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut të tij kinez, Xi Jinping, se është i shqetësuar me praktikat e padrejta ekonomike të Pekinit, shtypjen në Hong Kong, shkeljen e të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe situatën në Tajvan.

Të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike, e para prej se Biden mori detyrën më 20 janar. Të dyja vendet kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh ekonomike, politike dhe të të drejtave të njeriut. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e kishte fajësuar Kinën për pandeminë e koronavirusit dhe nuk kishte biseduar më me homologun e tij kinez që nga marsi i vitit të kaluar. Televizioni shtetëror kinez citoi presidentin Xi të ketë thënë gjatë bisedës se të dyja vendet kanë dallime, “por ato mund të menaxhohen”. Ai i ka thënë Bidenit se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos ndërhyjnë në çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Këtu ka përmendur Tajvanin, Hong Kongun dhe Kninjiangun.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kishte shpallur sanksione kundër zyrtarëve dhe bizneseve kineze. Zyrtarët amerikanë patën deklaruar se Partia Komuniste e Kinës kishte kryer krime kundër njerëzimit kundër ujgurëve kryesisht myslimanë dhe grupeve tjera në Ksinjiang.

Kritika të ashpra SHBA-ja kishte bërë edhe për goditjen ndaj aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden dhe Xi diskutuan edhe për situatën e pandemisë. “Tema diskutimi ishin edhe vështirësitë e përbashkëta të sigurisë globale, ato shëndetësore, ndryshimi të klimës dhe parandalimin e përhapjes së armëve”, tha Shtëpia e Bardhë. Para kësaj bisede, gjatë një vizite në Pentagon më 10 shkurt, presidenti amerikan shpalli një rishikim të politikës së SHBA-së ndaj Kinës.

Në këtë plan përfshihen çështje të inteligjencës, teknologjisë, pranisë së ushtrisë amerikane në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes me Pekinin.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI