Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Babai i Enkeleda Hoxhës: Kryeministri i tha s'e kalon kurrë vettingun sepse la në burg djalin e deputetit

Lapsi.al 13 February 2021
Babai i Enkeleda Hoxhës: Kryeministri i tha s'e kalon kurrë

I sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha të arrestuar për korrupsion bashkë me 9 persona të tjerë në gjykatnë e Krujës u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të GJKKO.

Ndërsa deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit” iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun, Pse? La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi., tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatnë e Lartë. SI ka mundësi more? Jo kaq hapur…O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu sic mendon ti!

Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeledes). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.

Të këshilluara

Sot priten reshje dëbore në Shqipëri

Meteoalb njofton se të shtunën në Shqipëri do të ketë vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore. Por, mesdita ...

09:31

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI