Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Sot priten reshje dëbore në Shqipëri

Lapsi.al 13 February 2021
Sot priten reshje dëbore në Shqipëri

Meteoalb njofton se të shtunën në Shqipëri do të ketë vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Por, mesdita zhvillon vranësirat të cilat do të sjellin gjatë pasdites dhe mbrëmjes, mundësi për shfaqje të flokëve të dëborës në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga minus 9 gradë Celcius deri ën nëntë gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45 deri në 50 km në orë nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Të dielën në Shqipëri, në orët e para të ditës, paraqiten reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe juglindore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të motit si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht në pothuajse gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm deri në mengjes dhe në emsditë duke luhatur vlerat ditore nga minus 15 gradë Celcius deri në 4 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km në orë nga drejtimi veriilindor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI