Flash

VIDEO/ Kurti për Euronews: Do votoja pro bashkimit Kosovë – Shqipëri

Lapsi.al 16 February 2021
VIDEO/ Kurti për Euronews: Do votoja pro bashkimit Kosovë –

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se në rast se do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte “pro”. Në një intervistë për Euronews, Kurti tha se e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendumin në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Sapo të forcohej shteti i Kosovës. Pasi të arrijmë ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, - deklaroi Kurti.

Ai foli edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë - Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime, por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë, natyrisht duke përfshirë edhe mua që të përfshihem në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviçit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, - deklaroi i pari i VV-së.

Kurti ka kundërshtuar mundësinë e furnizimit të Kosovës me vaksina anti-Covid nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia "Medea" merr jetë njerëzish në Greqi

Dy persona humbën jetën të martën nga i ftohti që ka sjellë me vete stuhia “Medea” prej fundjavës. Për shkak rrugëve të pakalueshme në ishujt pranë Athinës, ...

20:25

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI