Flash

"Jam skulptor, një shkallë më lart se ty" banori i Farkës i përgjigjet përçmimit të Edi Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 17 February 2021
"Jam skulptor, një shkallë më lart se ty" banori i

Mirënjohjen e një banori të Farkës për shtëpinë e re të rindërtuar nga tërmeti, kryeministri Rama ia ktheu me nënvlerësim. I riu i vuri në dukje se tradicionalisht kishin qenë familje e djathtë, e megjithatë kishin marrë ndihmën pas tërmetit, por Rama ia ktheu me përçmim duke i treguar këmbët "Ku merr vesh ti nga e djathta e nga e majta. Ti të djathtë e të majtë njeh vetëm këmbët e futbollit".

Por ata që e shoqëronin, i vunë në dukje se personi, të cilit po i fliste ishte student në Akademinë e Arteve. "Jam skulptor, unë jam një shkallë më lart se ty" ishte përgjigjia që la pa tekst Ramën. Që Veliaj nuk e përmbajti dot gazin për këtë batutë që nxorri bllof shefin e tij, dëgjohet qartë në videon më poshtë:

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/Rama-del-bllof-ne-Farke.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI