Flash

Çështja Navalny/ BE nis procesin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Lapsi.al 18 February 2021
Çështja Navalny/ BE nis procesin për sanksione të reja

Bashkimi Europian ka nisur procesin për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas dënimit të disidentit rus Alexei Navalny, sipas burimeve diplomatike.

“Një marrëveshje e përgjithshme politike për të zbatuar masa të reja kufizuese mund të vijë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të hënën”, tha një eurodiplomat.

Shtetet anëtare, që kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e kritikut të Kremlinit, do të ngarkojnë shërbimin diplomatik të Bllokut me hartimin e caqeve të mundshme për ngrirjen e pasurive ose ndalimet e udhëtimit.

Pasi i mbijetoi një helmimi me agjent nervor dhe u trajtua në Gjermani, Navalny u kthye në Rusi në mes të janarit, kur u arrestua menjëherë.

Që atëherë, ai është dënuar me burgim disavjeçar me akuzat e shkeljes së lirimit me kusht. Blloku tashmë ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Të këshilluara

Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë SHBA-në

Stuhi të fuqishme dimri dhe i ftohti i acartë ka pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara. Teksasi është shteti që po i ndjen më shumë pasojat pasi energjia elektrike...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI