Flash

Dy gazetaret dënohen me 2-vjet burg për filmimin e protestave në Bjellorusi

Lapsi.al 18 February 2021
Dy gazetaret dënohen me 2-vjet burg për filmimin e protestave në

Katsiaryna Andreyeva, 27, dhe Darya Chultsova, 23, u arrestuan  në nëntor në apartamentin e tyre, nga ku kishin filmuar protestat për vdekjen e një protestuesi i cili u vra disa ditë para arrestimit të tyre.

Gazetarët janë dënuar nga gjykata me 2 vite burg, ndërkohë, avokati i tyre tha se do të apelojë vendimin.

Lituania, vendi në të cilën qëndron aktualisht Tsikhanouskaya, i kërkoi Minsk që t’i japë fund  shtypjeve të vazhdueshme ndërsa Polonia tha se Bjellorusia duhet t’i japë fund persekutimit të saj ndaj gazetarëve.

Më shumë se 33,000 njerëz janë arrestuar për shkak të protestave kundër sundimit të Lukashenkos pas zgjedhjeve të diskutueshme gushtin e kaluar për të cilën kundërshtarët e tij thanë se kishin manipuluar zgjedhjet.Lukashenko është në pushtet që prej vitit 1994.

Masat e ashpra i shtynë vendet perëndimore të vendosnin sanksione të reja ndaj Minskut. Lukashenko ka refuzuar të tërhiqet, i përkrahur nga Moska, e cila e sheh Bjellorusinë si një shtet vendimtar kundër Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Gazetaret ishin duke filmuar protestat pas vdekjes së 31-vjeçarit Roman Bondarenko, i cili vdiq në spital në nëntor pas u qëllua nga forcat e sigurisë.

Ministria e brendshme mohoi sulmin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI