Flash

Nis vaksinimi anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, vaksinat u dhuruan nga Serbia

Lapsi.al 18 February 2021
Nis vaksinimi anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, vaksinat u dhuruan

Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin COVID-19 me mjekë dhe personel tjetër mjekësor, që trajtojnë pacientët me koronavirus.

Maqedonia e Veriut, një vend prej 2.1 milionë banorësh, mori një grup të parë me më shumë se 4,500 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë fundjavës në një donacion nga Serbia fqinje, e cila po kërkon të nxjerrë në pah ndikimin e saj rajonal përmes ndihmës në luftën kundër COVID- 19, thekson REL.

Qeveria serbe dërgoi gjithashtu 2,000 doza të vaksinës Sputnik V të prodhuara nga Rusia në Malin e Zi në 17 Shkurt. Donacioni u dorëzua nga Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic, në aeroportin e Podgoricës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI