Flash

Zbulohet emri i parë/ Ish-presidenti do të marrë vaksinën të dielën në Air Albania

Lapsi.al 18 February 2021
Zbulohet emri i parë/ Ish-presidenti do të marrë vaksinën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e diel në Shqipëri do të nisë edhe vaksinimi i personaliteteve të vendit tonë që janë mbi 80 vjeç.

Edhe pse ende nuk ka dalë një listë e plotë e emrave që do ta marrin këtë vaksinë, mësohet se njëri prej tyre do të jetë ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili është 92 vjeç.

Moisiu konfirmoi në një intervistë për Abc News se do të marrë dozën e parë të vaksinës të dielën në orën 09:30 në ambientet e vaksinimit në stadiumin Air Albania.

Ai ka vlerësuar vendimin e qeverisë, pasi u shpreh se mosha e tij e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë.

“Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, tha ai.

Të këshilluara

Kisha ortodokse serbe emëron patriarkun e ri

Kisha Ortodokse Serbe prej së enjtes ka patriarkun e saj të ri që do të udhëheqë Kishën, në një kohë kur vendi ndodhet në një udhëkryq mes ofertë për anëtarësim...

19:30

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI