Flash

Mediu arrin marrëveshjen me Bashën: Do të garojmë në një koalicion me PD-në

Lapsi.al 19 February 2021
Mediu arrin marrëveshjen me Bashën: Do të garojmë në

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në përfundim të takimit Mediu tha për mediat se e kishte arritur një marrëveshje me Bashën pa dhënë më tepër detaje.

"Do garojmë në një koalicion me PD-në. Ka një analizë të thejshtë. Mund ta bëni vetë llogarinë se sa u takojnë PD-së dhe partive të tjera politike. Ajo që unë mund të them është PR-ja do të jetë e gatshme të marrë votat në Dibër dhe Kukës. Qëllimi është maksimizimi i votave. Unë mendoj që programi që ka paraqitur PD-ja për opozitën është i plotë. Nuk besoj që kemi dallime, por ka specifika që të gjitha partitë do të donin të bënin kontribuimin. PR-ja do të donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë, etj", tha Mediu.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Nazmi Xhaferri, mjek në spitalin e Gramshit ka humbur betejën me COVID. Lajmin e trishtë e ka dhënë drejtoria ...

16:24

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI