Flash

Serbia arrin marrëveshje me Pfizer për 2 milionë doza të vaksinës

Lapsi.al 19 February 2021
Serbia arrin marrëveshje me Pfizer për 2 milionë doza të

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar deklaroi se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer/BioNtech për furnizim me 1.200.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit në tre mujorin e dytë të këtij viti, si dhe 1.190.000 të tjera në tre mujorin e tretë.

“Ky është një sukses i madh për qytetarët e Serbisë, të cilin shumica e botës vetëm mund ta ëndërrojë”, i tha Llonçar, Radio Televizionit të Serbisë (RTS). Deri më tani Serbia ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm.

Autoritetet iu kanë mundësuar qytetarëve të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen. Serbia iu ka dhuruar vaksina komunave në veri të Kosovës, pastaj Republika Sërpskas të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe dy vendeve tjera të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Të këshilluara

SHBA, 38 të vdekur nga i ftohti polar

Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në për gati një javë. Shërbimi Kombëtar Meteoro...

07:17

VIDEO/ Sonda e NASA ulet në planetin Mars

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar. Hyrja e sondës "Perseverance" në atmosferën marsia...

23:42

Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë SHBA-në

Stuhi të fuqishme dimri dhe i ftohti i acartë ka pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara. Teksasi është shteti që po i ndjen më shumë pasojat pasi energjia elektrike...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI