Flash

SHBA, 38 të vdekur nga i ftohti polar

Lapsi.al 19 February 2021
SHBA, 38 të vdekur nga i ftohti polar

Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në për gati një javë.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së njoftoi se moti me borë dhe ngrica, i cili ka paralizuar jetën në shtetet qendrore dhe jugore të vendit, sot dhe nesër do të jetë efektiv në rajonin verilindor përmes bregdetit të Atlantikut. Siç raportohet, reshjet e borës pritet të vazhdojnë në një rajon të gjerë që nga kryeqyteti Washington deri në Boston, ndërsa trashësia e borës në New York mund të arrijë deri në 20 centimetra.

Të paktën 38 njerëz janë raportuar të vdekur deri më tani nga Oregoni në veriperëndim deri në Teksas në jug për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave. Vdekjet janë shkaktuar nga aksidente trafiku nga akulli në rrugë, helmimi me monoksid karboni i familjeve gjatë përpjekjeve për t’u ngrohur në automjetet e tyre pas ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe zjarreve nga sobat në shtëpi./AA

Të këshilluara

VIDEO/ Sonda e NASA ulet në planetin Mars

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar. Hyrja e sondës "Perseverance" në atmosferën marsia...

23:42

Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë SHBA-në

Stuhi të fuqishme dimri dhe i ftohti i acartë ka pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara. Teksasi është shteti që po i ndjen më shumë pasojat pasi energjia elektrike...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI