Flash

Rusia aprovon përdorimin e vaksinës së tretë

Lapsi.al 20 February 2021
Rusia aprovon përdorimin e vaksinës së tretë

Rusia aprovoi vaksinën e tretë anti-covid për përdorim të brendshëm. Njoftimi erdhi nga kryeministri, Mikail Mishustin, ndonëse testet klinike të shkallës së gjerë nuk kanë nisur ende. Vaksina quhet “CoviVac” dhe është prodhuar nga qëndra Chumakov e themeluar në vitin 1955. Më herët, Rusia aprovoi dhe përdorimin e dy vaksinave të tjera, njëra prej të cilave “Sputnik V” me efikasitet mbi 91%, e zhvilluar nga institute shkencor “Gamaleja”.

Që prej dhënies së dritës së gjelbër, në Rusi janë vaksinuar mbi 2 milionë persona. Tjetra është krijuar nga institute Vektor, por nuk dihet ende efikasiteti i saj.

Vaksina “CoviVac”, ndryshe nga Sputnik V, është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit. Ajo jepet me dy doza, me një diferencë kohore prej 14 ditësh dhe mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike.

Të këshilluara

SHBA, 38 të vdekur nga i ftohti polar

Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në për gati një javë. Shërbimi Kombëtar Meteoro...

07:17

VIDEO/ Sonda e NASA ulet në planetin Mars

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar. Hyrja e sondës "Perseverance" në atmosferën marsia...

23:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI