Flash

Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Lapsi.al 20 February 2021
Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

30-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha shënohet pikërisht sot. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunis, ndërsa shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje e rëndë në radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku Petro Shamo. Ai ka mbajtur më parë ...

10:24

Pandemia, Greqia mbyll edhe dy rajone të tjera

Edhe dy rajone të tjera të Greqisë, komuna e Evosmos-Kordelio në veri dhe ishulli Kalymnos, u vunë në mbyllje të rreptë të premten për të paktën nëntë ditë, për...

09:34

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI