Flash

VIDEO/ Shqiptarët japin ushqim falas për 500 amerikanë të goditur nga stuhia

Lapsi.al 21 February 2021
VIDEO/ Shqiptarët japin ushqim falas për 500 amerikanë të

Pronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italia” në Dallas të Teksasit janë bërë të famshëm në të gjithë SHBA-të. Ata kanë shpërndarë ushqim falas për të gjithë ata që kanë rënë pre e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e stuhive dhe motit të keq.

Siç raporton Fox News, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca nga Kosova, kanë gatuar 500 racione tëu cilat i kanë dhënë falas.

Isufaj i tha “Fox News” se ka vendosur ta bëjë këtë për t’u kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që sipas tij ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi COVID-i. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër” – tha ai.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”. VIDEO është edhe  KETU.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI