Flash

Arrestohet në Itali me 300 mijë euro drogë ndërtuesi shqiptar

Lapsi.al 22 February 2021
Arrestohet në Itali me 300 mijë euro drogë ndërtuesi

Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove. Në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI