Flash

Biden thirrje amerikanëve: Vaksinohuni kur t'iu vijë radha, vaksinat janë të sigurta

Lapsi.al 22 February 2021
Biden thirrje amerikanëve: Vaksinohuni kur t'iu vijë radha,

Presidenti i SHBA Joe Biden u është drejtuar qytetarëve amerikanë me një mesazh për vaksinimin kundër koronaviriusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Biden thekson se vaksinat janë të sigurta dhe u kërkoi atyre të vaksinohen, sapo t’ju vijë radha.

“Nëse ka një mesazh që dua t’ia përcjell të gjithëve në këtë vend, është ky: Vaksinat janë të sigurta. Për veten tuaj, familjen tuaj, komunitetin tuaj, vendin tonë, merrni vaksinën kur të vijë radha juaj dhe të jetë në dispozicion. Në këtë mënyrë ne do ta mposhtim këtë pandemi “, shkruan Biden.

https://twitter.com/POTUS/status/1363850658475110401

Sipas të dhënave në dispozicion, deri më tani më shumë se 13% e popullsisë në SHBA janë vaksinuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI